Përbërësit
- 3 lugë gjelle miell misri
- 2 lugë gjelle gjalpë
- 3 gota lëng mishi
- 1 vezë
- 2-3 thelpinj hudhër
- 2-3 lugë gjelle uthull
- Kripë, piper
Përgatitja
- Fillimisht kaurdisim miellin e misrit me gjalpë duke e trazuar me lugë druri. E lemë miellin të kaurdiset mirë derisa të marrë pak ngjyrë dhe më pas shtojmë lëngun e mishit.
- Nëse nuk kemi lëng mishi mund të bëjmë një buljon me koncentrat. Vazhdojmë trazimin derisa lëngu të fillojë të lidhet.
- Në një blender vendosim 1 kokërr vezë, 2-3 thelpinj hudhër dhe 2-3 lugë uthull. Kështu realizojmë një salcë të cilën e shtojmë tek gatimi.
- E lemë paçen dibrane në zjarr për 2-3 minuta dhe më pas e servirim të nxehtë.