Tavë kosi me mish qengji. Recetë praktike, shije tradicionale!

0
26

Përbërësit:



  • 1 kg mish qengji
  • 1 litër kos (mundësisht shtëpie)
  • 3 kokra vezë
  • 2 lugë gjelle oriz
  • 2 lugë miell
  • pak kripë
  • 30 gram gjalpë

Përgatitja:

  • Në një tavë vendosni mishin dhe e kriposni sipas dëshirës. Shtoni gjalpin, orizin dhe 1 gotë ujë. E mbuloni me letër alumini dhe e lini në furrë për 20 minuta në temperaturë 220 gradë.
  • Më pas hiqni letrën e aluminit. Në një enë kombinoni vezët, miellin, kripën dhe kosin. E trazoni mirë, pasi masa nuk duhet të ketë kokrriza.
  • Masën që përgatitët e kaloni në një tenxhere me zjarr të ulët. Duke e përzierë i shtoni pak lëng mishi dhe e hiqni sapo të marrë valë.
  • Tani ia shtoni tavës me kos dhe e lini në furrë derisa të marrë një ngjyrë të kuqërremtë përreth 35 minuta.