Receta e veres. Qofte me kunguj te shendetshme dhe plot shije

RECETA VERE!
QOFTE KUNGUJSH!

Per 2 racione:
2kupa kunguj te grire
1/2kupe patate te grire
1veze
1luge te madhe majdanoz
1luge te vogel lekure limoni te grire
pak buke integrale te thekur
1luge te madhe vaj ulliri
2 luge te medha kos deleje

1. Grini kungujt dhe patatet dhe lerini per 30min qe te leshojne ujin.
2. Ne nje tas rrihni vezen, majdanozin dhe lekuren e limonit. I shtoni pak kripe, piper.
3. Shtrydhni ne nje peshqir kungujt me patatet ti largoni sa me shume lageshtiren. Perzjejini me buken e thekur sa ti perthithe perzjerjes lengjet. Perzjeni mire me vezen dhe mbulojini.
4. Hidhni vajin ne nje tepsi dhe vendosini ne furre te nxehur me pare per pjekie. Ndonjehere edhe mund ti skuqni me fare pak vaj ulliri dhe ne temperature mesatare!
Sherbejini me pak kos ne ane!
Ju befte mire nga Blerina Bombaj