Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Receta që ju duhet për të gatuar petulla të shijshme

Përbërsit:

300 ml ujë të vakët
1 lugë gjelle sheqer
1 lugë kafe me kripë
40 gram maja
400 gram miell
1 lugë gjelle uthull

Përgatitja:

Në ujë të vakët shtoni majanë, sheqerin dhe i trazoni mirë. Pastaj shtoni miellin, kripën, uthullën dhe i trazoni mirë. Masa rekomandohet të punohet me një mikser. Pasi e keni punuar mirë brumin, e lini të qendrojë për 20 minuta, derisa të dyfishohet vëllimi.

Në një tigan të thellë, me vaj të nxehur mirë, merrni një lugë gjellë nga masa e petullave dhe vendoseni për tu skuqur. E lini të skuqet mirë nga të dyja anët. Kështu veproni me të gjithë brumin e petullave.

Zjarri duhet të jetë mesatar dhe duhet të ketë mjaftueshëm vaj, në mënyrë që petullat të vetërrotullohen. Uthulla përdoret që petullat të mos marrin shumë vaj. Kështu veproni me të gjithë brumin e petullave.

Rekomandohet që sa herë të merrni masën me lugën e gjellës, ta lagni me ujë më parë. Kjo do të shmangë ngjitjen. Pasi petullat të jenë skuqur, konsumojini të ngrohta duke i shoqëruar me sheqer, djathë ose reçel.