Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Receta sekrete e byreçkave me gjizë. Me te mira se ne byrektore

PËRBËRËSIT: 500 g miell, 4 lugë vaj misri, ujë i vakët, kripë, 500 g gjizë, 3 vezë fshati dhe 1 filxhan çaji kos.

PËRGATITJA: Zëmë brumin si brum për byrek. E lëmë brumin në qetësi për 30 minuta të mbuluar. E ndajmë brumin në toptha dhe i hapim me një diametër 20 cm duke i spërkatur me niseshte. Më pas petët e hapura i vendosim njëra mbi tjetrën duke i lyer me shumë vaj misri. I marrim petët dy e nga dy dhe i hapim me dorë me lëvizje rrethore aq sa të hollohen mjaftueshëm. E presim petën në shirita, vendosim harxhën si në foto dhe e palosim në formë trekëndëshi.

Shtroni një letër për pjekje mbi tavë. Vendosi trekëndëshat e byrekut duke i lyer përsëri me vaj. Në varësi të furrës i piqni në 200 gradë me versionin ventilim për pjekje mê të shpejtë.

Të duruarit jo si unë le t’i pjekin në 200 gradë pa ventilim. I mbuloni byrekët me një pecetë menjëherë sa dalin nga furra që të rrinë të buta.