Receta shume e mire e qofteve më të shijshme që keni ngrënë video recete

Nje recete shume e mire per te gatuar qoftet vetem 20 minuta ju duhen dhe cdo gje eshte gati dhe nje shije shume e mire.Megjithese ka me qindra receta qoftesh po cdo krahin dhe qytet ka specialitetin e vet.

Përbërësit:60 gr thërrime buke 60 ml qumësht 400 gr mish i girë viçi 200 gr mish i grirë qengji

1 vezë 30 gr djathë kaçkavall Pak arrëmyshk 1 lugë gjelle majdanoz

1 lugë gjelle nenexhik Vaj Kripë Piperi zi

Shtoni thërrimet e bukës në një tas mesatar sëbashku me qumështin dhe lërini për 10 minuta, derisa buka të përthithë gjithë qumështin. Më pas shtoni në të mishin e viçit dhe atë të qingjit.

Hidhni vezën, djathin e grirë, arrëmyshkun, majdanozin dhe nenexhikun e copëtuar. Spërkatini me pak kripë dhe piper të zi dhe përziejini mirë të gjithë përbërësit që të përftoni një masë homogjene.

Per me shume shikoni dhe videon