Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Receta si te beni uthull molle ne shtepi

Në qoftë se bëni pjesë në radhët e njerëve që për arsye të ndryshme mund të mos keni dëgjuar për uthullën e mollës, në Living kemi foluar aq shumë për të saqë është e vështirë të mos e njihni.

Por, në qoftë se thjesht jeni mjaftuar duke lexuar recetat tona dhe nuk e keni provuar, nuk keni nevojë ta blini pasi në artikullin e sotëm do të mësoni si të përgatisni uthull molle në kushte shtëpie.

Duke qenë se në treg mund të gjeni varietete të ndryshme mollësh me çmime shumë ekonomike, përse të mos përgatisni këtë pije magj ike që do t’ju shërbejë shumë gjatë vjeshtës e në vazhdim.

Uthulla e mollës është e pasur me kalcium, magnez, potas, fluor, hekur, fosfor, vitamina A, B1, B2, B6, C dhe E, acid acetik, pektinë, beta-karoten etj, një eleksir i vërtetë vlerash ushqyese për trupin, lëkurën, flokët, mirëmbajtjen e shtëpisë dhe higjienës personale.

PËRGATITJA: Merrni 1 kg mollë (ose sipas dëshirës), lajini dhe pritini në copa me madhësi mesatare. Shtoni një lugë kripë në një tas me ujë dhe lini mollët për 5 minuta.

Në një kavanoz të pastër qelqi shtoni fetat e mollës direkt nga uji dhe shtoni 150 gr sheqer, dy lugë gjelle me uthull të bardhë dhe ujë derisa të mbushet kavanozi.

Mbyllni kavanozin hermetikisht dhe lëreni në një vend të errët për 2-3 javë. Hapni kavanozin pas kësaj periudhe, filtroni lëngun dhe lëreni për 6 javë tjera derisa të marrë ngjyrë kafe dhe shije acide.