Rikthehet Aida Shtino, ja ku do ta shohim tashme moderatoren

Aida Shtino mbetet prej vitesh një nga moderatoret më të dashura për publikun. Dikur të gjithë e ndiqnin me kuriozitet të madh emisionin e saj “Njerëz të humbur”.

Pas një periudhe shkëputjeje, Aida do të rikthehet në ekran me një emision të ri. Ajo do të moderojë programin “Mendo për mua” që do të fillojë së shpejti në Fax News.

“Mendo për mua” do të nisë transmetimin të hënën e ardhshme në orën 21:00. Aida do të jetë një zë për ata që nuk kanë.