Zbulohen komunikimet në rrjetet sociale mes 17-vjeçarit dhe vajzës së autorit. Vllai i Fiqiriut tregon çfarë kishte ndodhur

Komunikimet në rrjetet sociale mes dy adoleshentëve shkaktuan ngjarjen në Klos mesditën e 12 Tetorit.

Vëllai i autorit të dyshuar Fiqiri Mjeshtri, Fatmir Mjeshtri, ka treguar për gazetarët se çfarë kishte ndodhur realisht mes mbesës së tij dhe 17-vjeçarit Kenado Shira.

Sipas Fatmir Mjeshtrit, mbesa e tij, gjithashtu 17-vjeçare, kishte komunikuar në Facebook me Kenado Shirën, ku i kishte shprehur pëlqimin djalit. Të dy kishin vazhduar bisedat, e pas disa ditësh, sipas Fatmir Mjeshtrit, 17-vjeçari Kenado i kishte kërkuar vajzës që t’i dërgonte foto n udo. Ai e shantazhonte në këtë formë pasi kishte arritur t’i merrte nën kontroll rrjetin social.