Role me kanelle.
Brumi:
3/4 Filxhan caji qumesht te ngrohte, 1/4 filxhan caji sheqer, 1/4 filxhan caji gjalp te tretur, 1 veze + 1 e verdhe, 2 luge te plota caji me maja birre, pak kripe, 3 filxhan plote me miell.
Mbushja:
1/4 filxhan gjalp i tretur, 120 g sheqer kaf, 1 e 1/2luge gjelle kanelle pluhur.
Kremi Lart:
100 krem djathi, 3 luge gjelle me gjalp te tretur, 3/4 filxhan caji sheqer pluhur, gjysem luge caji vanilje.
Si fillim pergatisim brumin duke i perzier perberesit bashke dhe me tej e leme brumin te pushoje 1 ore e gjysem te mbuluar,
E hapim ne siperfaqe me miell dhe petes i japim forme drejtkendore. E lyejme me gjalp te tretur dhe sperkasim me sheqerin e perzier me kanelle. E mbledhim ne forme stregjate. Pastaj e presim ne forme roleje dhe i vendosim ne tave te mbuluar me qese qe te qendrojne sa te dyfishohen rreth 45 minuta.
Me tej i pjekim per 20 minuta ne 180 grade.
Nderkohe qe piqen rolete me kanelle pergatisim kremin duke e perzier mire e mire me tel kuzhine perberesit ne nje tas.
Pasi dalin te ngrohta nga furra do te hedhim lart edhe kremin e pergatitur.
Nje arome e mrekullueshme dhe nje shije fantastike.