Rudina Dembacaj habit: Fëmijën tim e edukoj që ta thyejë në mes fëmijën tënd, nëse e ngacmon(Foto)

Të rrisësh një fëmijë në ditët e sotme nuk është aspak e thjeshtë. Ambienti rreth e rrotull, mjedisi social dhe shoqëria është gjithmonë në luftë, kush e kush të jetë i pari e të mbizotërojë. Ndaj edhe fenomeni i bullizmit është mjaft i përhapur. Detyra e çdo prindi, është ta rrisë fëmijën me një vetëvlerësim dhe një vetëbesim në nivele të larta, për të mos rënë pre e këtij fenomeni.
Aktorja e njohur, Rudina Dembacaj, është nënë e një vajze të vogël.

E shqetësuar nga ky fenomen, Rudina shprehet se të voglën e saj, po e edukon që nesër ajo të jetë e fortë për të përballuar çdo nënvlerësim, qoftë edhe pak me dhunë, shprehet me humor Rudina.

Fillimisht ajo ka postuar një shprehje ku thuhet:
“Nëse fëmija jot bullëzon fëmijën tim dhe fëmija im ka bërë të pamundurën që fëmija jot ta ndaloj këtë sjellje dhe fëmija jot sërish nuk ndalon, fëmija im është instruktuar nga unë ti gjuajë me grusht turinjve fëmijës tënd”.
Ndërsa më poshtë ajo shkruan:
“Fëmija im po edukohet me ta thy në mes fëmijën tënd po e krruajti tepër! Pra edukoni secili fëmijën tuaj” – ka përfunduar aktorja.