Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Sa herë në javë duhet t’i lani fëmijët e vegjël

Duke filluar nga ditëlindja e parë, shumë fëmijë fillojnë të luajnë dhe të djersiten shumë duke shkaktuar tek nëna mendimin se në këtë moment duhet të kryhet një banjo.

Në të vërtetë kjo është e gabuar, pasi banjoja nuk duhet të kryhet shpesh. Sipas disa ekspertëve, larja e tepër e fëmijës e dëmton lëkurën si edhe mund ta bëjë fëmijën alergjik.

Përse nuk duhet ta lajmë shpesh fëmijën? Gjatë fëmijërisë mikrobet përforcojnë sistemin imunitar të fëmijës, i cili është duke u maturuar.

Disa studime kanë nxjerrë përfundimet se larja e tepërt e fëmijës mund të rrisë ekspozimin e tij ndaj alergjive, pa harruar të theksojmë se larja e vazhdueshme e lëkurës së fëmijës me sapun bebesh apo shampo mund të rrezikojë tharjen e tepër të lëkurës dhe për pasojë të shfaqet dermatiti atopik (rrjebulla).

Gjithashtu në lëkurën e fëmijës mund të shfaqen edhe lezione të shkaktuara nga alergjia.

E gjithë kjo ndodh si pasojë e dëmtimit të shtresës së jashtme të lëkurës (epidermës), funksioni i së cilës është mbrojtja e organizmit nga agjentët e jashtëm si të ftohtët dhe dielli.

Sa shpesh duhet të lahet fëmija? Larja e fëmijës në mënyrë të përditshme është e gabuar, sidomos nëse do të përdoret sapun apo shampo.

Të vegjëlit duhet të lahet çdo 3 ditë, pra rreth 2 herë në javë, në mënyrë që të mos dëmtohet lëkura por njëkohësisht të ruhet edhe një higjenë e mirë.

Ka disa zona të trupit të fëmijës sic janë: duart, këmbët, fytyra dhe zona e bebelinës, të cilat duhet ta pastrohen çdo ditë dhe madje disa herë në ditë sidomos gjatë stinës së verës.