Për Xhensila Myrtezajn, muaji korrik është shumë i shtrenjtë për dy arsye: Mami i saj edhe Ajka kanë ditëlindjen në një muaj. Këngëtarja ka zgjedhur të urojë të ëmën me një dedikim të ndjerë, përmes një urimi në rrjete sociale.
Me një foto të publikuar krah nënës së saj, Xhensila Myrtezaj shkruan fjalët emocionuese.
“Korrik i shtrenjtë, sot zgjohem me shumë gëzim. Nëna që më dha jetën sot ka ditëlindjen, dhe ndërkohë që unë përgatitem për ditëlindjen e mbesës së saj, kuptoj nënën time.
Ma, të them se sa shumë të dua, dhe sa mirënjohëse jam për sakrificat që ke bërë për mua. Të kërkoj falje për çdo tekë, sot kuptoj dhe se sa shumë të kam munduar kur vrapoje lulishteve pas meje kur unë isha sa Ajka jonë sot, vetëm për të mbaruar pjatën e supës.
Të gëzofshim edhe shumë e shumë vite unë, Alba, Ajka”- shkruan Xhensila Myrtezaj në rrjete sociale.