‘Sa të bukur e paske çunin’, kur u bë Kelvi Kadilli djali Eni Çobanit?

Një foto nga Eni Çobani dhe Kelvi Kadilli është kthyer në qendër të vëmendjes ditën e sotme për shkak të një ngatërrese. Ishte moderatori Kelvi Kadilli ai që e postoi i pari foton me Enin duke shkruar se e adhuron juristen shumë të dashur për publikun. Më pas këtë foto e ripostoi edhe Eni duke shkruar: “Je yll mor djalë”.

Fansat e juristes e kanë ngatërruar Kelvin me djalin e saj duke i bërë komplimenta e duke i shkruar se buzëqeshjen e kanë të njëjtë.

“Sa te bukur e paske djalin ta kesh me jete si princ te dy meraviljo”, “Buzeqeshjen e keni te njejte e pac me shendet si yll e ke”, “Yll je si mami jot”, jane disa nga komentet ne foton e postuar nga Eni.

Këto komente Kelvi i ka postuar në Instastory duke bërë shaka me këtë ngatërresë. “Mami?”, shkruan Kelvi.