Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Sallatë me thjerrëza, domate e qepë

Sallata me thjerrëza, domate e qepë, është një pjatë e freskët që mund të shërbehet si shoqëruese apo një pjatë unike, për shembull me djathra të stazhionuar.

Ajo gjithashtu mund të përgatitet që një ditë para dhe të ruhet në frigorifer. Mund të serviret e ftohtë ose në temperaturën e ambientit.

Përbërësit:

  • 250 gr thjerrëza të thata
  • 10 domate qershi
  • 1 qepë e freskët
  • 2 lugë bar qepe të grirë
  • 1 spec i kuq
  • 12 gjethe borzilok (ose majdanoz sipas deshires)
  • vaj ulliri ekstra i virgjër
  • piper i bardhë
  • kripë

Përgatitja:

  • Zjeni thjerrëzat në ujë të kripur për 20 minuta dhe fikeni zjarrin kur të jenë krokante. Nëse i keni lënë në ujë më parë, fikeni zjarrin disa minuta më shpjet. Kullojini thjerrëzat dhe lërini të ftohen.
  • Ndërkohë qëroni dhe grini imët qepën, grini barin e qepës, grini specin në rrathë dhe ndani domatet më katërsh. Në një tas të vogël krijoni një emulsion me vaj, piper dhe kripë.
  • Hidhini thjerrëzat tashmë të ftohura në një tas qelqi të madh. Shtoni përbërësit e tjerë, shtoni specin dhe gjethet e borzilokut të copëtuara me duar (ose majdanozit). Mbani disa prej tyre mënjanë për të bërë dekorimin e pjatës. Shtoni emulsionin me vaj, kripë e piper dhe përziejeni mirë sallatën. Servireni me disa gjethe borziloku të freskët.