Shi dhe shtrëngata, çfarë pritet të ndodhë natën në gjithë vendin

0
7

Pasditja e sotme pritet të sjellë surpriza të pakëndshme për të gjithë qytetarët, që vijojnë të shijojnë ende pushimet në plazh.



“Meteoalb” parashikon një pasdite të trazuar, me rrebeshe shiu dhe shtrëngata, në zonat qendrore dhe jugore. Ndërkohë, po sipas “Meteoalb”, gjatë natës do të ketë forcim të erës në bregdet, duke sjellë kështu trazim në brigjet detare.

“Oret e pasdites sjellin rrebeshe shiu ne zonat qendrore dhe jugore, here pas here ne forme shterngatash. Parashikohet qe gjate nates te kete forcim te eres ne bregdetin e jugut me shpejtesi deri ne 60 km-h duke sjelle trazim ne brigjet detare”, thuhet në njoftim.

Megjithatë, kjo situatë nuk pritet të zgjasë shumë, pasi ditët e para të shtatorit pritet të jenë të ngrohta dhe me temperatura deri në 33 gradë Celsius.