Si kjo buka me banane dhe çokollatë vështirë se keni shijuar ndonjëherë në jetë!

0
5

Një formë krejtësisht e veçantë e përgatitjes së bukës me çokollatë dhe banane. Përveçse tërheq vëmendjen nga ana vizuale, është një recetë që të nderon me shijen dhe prakticitetin e saj në përgatitje.



Për 10 persona duhen këto përbërës:

  •  4 banane të qëruara
  • 4 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 vezë
  • 100 gram sheqer
  • 1 lugë çaji me ekstrakt vaniljeje
  • 190 gram miell
  • 1 lugë çaji pluhur pjekës
  • 1 lugë çaji sodë
  • ¼ lugë çaji kripë
  • 1 lugë çaji kanellë

Për çokollatën:

  • 340 gram çokollatë të zezë
  • 6 lugë gjelle krem qumështi 
  • 100 ml qumësht
  • 1 lugë çaji ekstrakt vaniljeje
  • 2 banane të prera në feta të vogla për t’i shërbyer
  • 12 luleshtrydhe për t’i shërbyer në fund

Përgatitja:

  • Ngrohni furrën në 180 gradë celsius. Në një enë të madhe shtypni bananet e qëruara me pirun. Shtoni vajin, vezën, sheqerin dhe vaniljen. I trazoni mirë.
  • Shtoni miellin, pluhurin pjekës, sodë, kripën dhe kanellën. I përzieni mirë.
  • Masën që krijuat e shtroni në një tavë, mundësisht të ketë formën e bukës si në foto.
  • E lini për 45-55 minuta. Ndërkohë në një enë tjetër kombinoni kremin e qumështit dhe çokollatën. I trazoni mirë derisa të shkrihen. shtoni vaniljen, e përzieni për 3 minuta dhe më pas e hiqni nga zjarri.
  • E lini bukën me banane të ftohet për 30 minuta. Më pas me ndihmën e një thike prisni zemrën e bukës. E hiqni me kujdes të gjithën, pa dëmtuar formën e bukës në tërësi.
  • Tek mesi i bukës që ka ngelur bosh shtoni çokollatën.
  • Anash pjatës vendosni bananet dhe luleshtrydhet në foto. Mos harroni edhe copat e vogla të bukës që mbetën.

Koha ta shijoni këtë recetë të mrekullueshme!