Si të bëni gjizë në shtëpi. Bollë e blet të pazar. Receta tradicionale shqiptare

Pershendetje miq! Ne kete postim do te gjeni dy menyra per te pergatitur gjize ne shtepi. Gjize nga prerja e qumeshtit dhe gjize nga prerja e kosit. Gjithashtu ju kam shpjeguar se si te beni djathe shtepie.

Kjo eshte nje video qe po e sjell me kerkesen tuaj. Pergatitja e gjizes ne shtepi nuk ka asnje veshtiresi.

Gjyshet tona gjithmone vet e kane bere. Nuk ka ndonje fillozofi mjafton te prisni qumeshtin dhe kthehet ne gjize. Per ta prere ka dy menyra me kos kripe e limon dhe me uthull e kripe.

Me uthull e kripe perftoni me teper sasi gjize. Por e prere me kos e limon hirra eshte shume me e mire. Hirren te dashur miq nuk e derdhim. Me te bejme supa te ndryshme si supe me brokoli, supa qe priten me kos e veze, mund te zeme pogace, te bejme pite, brume pice, apo buke shtepie, mund te zieni makaronat nese do t’i beni me salce pana e kerpudha…sepse eshte goxha e pasur me protein. Sasi te caktuar fikse te dashur miq nuk ka edhe nenat tona dikure shtonin pak dhe e shikonin a u pre a jo. Nese nuk pritej shtonin edhe pak.

Sidomos per prerjet me uthull do patur kujdes mire eshte te shtohet avash avash per mos ta bere shume te tharte hirren ne menyre qe ta perdorim.

Nje marifet tjeter eshte qe mos ta trazoni vazhdimisht trazimi i tepert nuk lejon qe gjiza te mblidhet ne vetvete. Kini durim dhe prisni te pritet. per shume detaje te tjera shikoni videon.

Per 3 litra qumesht une kam perdorur 1 gote kos, 1 luge krip dhe lengun e nje limoni per ta prere. Per 1 liter 2 luge kos 1 luge kafeje kripe dhe 1luge leng limoni eshte mese e mjaftueshme.

Per 1 liter qumesht te prere me uthull kam perdorur 2 luge uthull dhe nje luge kafeje kripe. Mos e trazoni vec kontrollojeni anash si tregohet ne video a eshte prere a jo. Nese shikoni shenja prerje lereni te ziej derisa te grumbullohet ne mes.

Ju befte mire!Dhe shperndajeni ne profilet tuaja ❤