Si u mbyll “Njerëz të Humbur”, rrëfimi i Aida Shtinos: U kërcënova në shumë forma degraduese…por besoj në drejtësi

Gazetarja Aida Shtino ka treguar për arsyet pse i kanë mbyllur emisionin “Njerëz të Humbur”.Sipas saj emisionin e mbyllën ata që i cënonte direkt apo indirekt trasmetimi i një emisioni të tillë, i cili trajtonte histori nga më të ndryshmet. Ajo shprehet se është kërcënuar në forma dhe mënyra të ndryshme që të hiqte dorë nga kërkimi i njerëzve të humbur por thote se është bërë immune ndaj armiqëve.

Fatkeqësisht në Shqipëri gjërat me vlerë mbyllen, ndërpriten apo zhduken… Emisioni u mbyll në 2014. E mbyllën ata që ndoshta i cënonte direkt apo indirekt trasmetimi i një emisioni të tillë, i cili trajtonte histori nga më të ndryshmet, investigonte në detaje, por që në thelb ju shërbente drejtpersedrejti njerëzve. Mënyra si e mbyllën, kërcenimet që më kanë bërë personalisht vazhdimisht në shumë forma e mënyra, ishte shumë degraduese për ata dhe jo për mua, sepse unë besoj dhe do të besoj në vlera dhe drejtesi derisa të kem jetë. Keto janë parimet që më kanë mësuar prindërit dhe gjyshërit e mi që në vogëli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *