“Situata është shumë serioze”, mjeku i bën thirrje shqiptarëve: Mos bëni eksperimente me ilaçet!

Mjeku i njohur Infeksionist Pellumb Pipero ka deklaruar se situat e koronavirusit ne Shqiperi eshte serioze ne te gjitha aspektet.

Ai i ben thirrje shqiptareve qe te mos perdorin antibiotike pa keshillen apo receten e mjekut sepse duhen qartesuar njerezit se uk ka nje medikament tashme te aprovuar kunder Covid-19.

Ne fjalet e tij ai shtoi se asnje mjek nuk ben eksperiment me ilacet, kolegët në Kinë, Itali apo vende të tjera kanë përdorur medikamente të ndryshme, qoftë ato me natyrë antivirale, si Tamiflu, apo klorofina apo imunodepresor apo një medicament antiremautizmal, Tocilizumab, me rezultate të kënaqshme. Të gjitha medikamentet janë bazuar në eksperiencën e gjatë të mjekëve respektivë, apo në principin e tyre aktiv, por duhet të dini që deri tani ende nuk kemi një medikament të aprovuar kundër COVID19, kështu duhet të jemi të kujdesshëm për trajtimet.
Ne dime qe trajtimi i ketij virusit, tha mjeku, eshte ne varesi te simptomave qe shfaqen, dhe terapia me oksigjen apo imuniteti jane ato qe kane rendesi te vecante ne pernballje me kete virus.

Duke theksuar rendesine e respektimit te rregullave e keshillave, ai apeloi qe te gjithe ata qe shfaqin shenja si temperature e larte, kolle e thate dhe veshtiresi ne frymemarrje te lajmerojne autoritetet ne 127 qe t`u shkoje ndihma ne shtepi.