Sot, dita e fundit e Verës meteorologjike, por ja çfare paralajmerojne meteorologet

E Shtunë dt 31 Gusht 2019 dita e fundit e Verës meteorologjike do të dominohet nga kthjellimet dhe prani të vranësirave kalimtare në ultësirën Perëndimore. Era do të jetë e lehtë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale 6 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 2 me lartësi vale 0,3–0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë larta.

Temperaturat min dhe max:

Zonat malore 16/32°C

Zonat e ulëta 18/36°C

Zonat bregdetare 22/34°C
E Shtunë 31 Gusht 2019

E Diel 01 Shtator 2019
E Diel dt 01 Shtator 2019 moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të pakta deri mesatare. Era do të jetë e lehtë me drejtim Perëndim (W) me shpejtësi maksimale 6 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 2 me lartësi vale 0,3–0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie graduale.
Temperaturat min dhe max:

Zonat malore 15/29°C

Zonat e ulëta 18/36°C

Zonat bregdetare 22/32°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari