Sporti ne zi. Humb jeten ne aksident diten e sotme portieri i njohur Shqiptar

Ish-portieri i Teutës, Hektor Psatha ndërron jetë si pasojë e një aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës. Ai nuk u mbijetoi përplasjes teregjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm.

44-vjeçari me banim në Durrës, ndërroi jetë pasi u transportua në spital. Psatha ka qenë pjesë e Teutës deri në vitin 2016 kur u largua nga sporti i luajtur ndërsa regjistron 8 ndeshje me Kombëtaren Shqiptare të Futsallës.

Që prej vitit 2008-2015 ai u aktivizua në ndeshjet e futsallës ku veshi edhe fanellën e Ali Demit ndërsa me Teutën mori pjesë në Kampionatin e Minifutbollit në vitet 2015 dhe 2016.