Stuhia Kiara, në Francë mbyllet kulla Eiffel: Ja kur kjo mbërrin në Shqipëri

Stuhia Kiara e cila tashme ka goditur Evropën gjate ditëve te fundit dhe ka shkaktuar erëra me shpejtësi deri 160 km/h.

Por për momentin Britania e Madhe duket se është vendi më i goditur, duke nisur nga disa lumenj që kanë dalë nga shtrati dhe kanë shkaktuar përmbytje, e me pas ka pasur edhe ndërprerje të energjisë elektrike. Gjithashtu Britania ka bërë edhe pezullimin e luturimeve në disa aeroporte.

Ndersa Franca, si pasojë e erërave të forta ka mbyllur madje edhe kullën Eiffel, si një masë sigurie mbrojtese.

Por dëme ka pasur edhe në disa shtete te tjera si ne Belgjikë, Gjermani, Hollandë, Poloni, Suedi dhe Çeki. Gjithashtu mesohet se deri tani 7 persona kanë humbur jetën.

Madje efektet e stuhisë janë shfaqur edhe në Itali, kryesisht në pjesën perëndimore të gjithë gadishullit .

Tashmë ka disa të dhëna se të enjten pritet që stuhia Kiara të prekë edhe vendin tonë.

Metereologu Hakil Osmani na ka qetesuar duke treguar se: “Kiara” pritet të mbërrijë në vendin tonë ditën e enjte e të premte por nuk do të ketë forcë aq të lartë sa në vendet e tjera. Sipas tij diten e premte do të ketë reshje te konsiderueshme shiu dhe borë në zonat malore.

Por vlerat termike do të kenë një rënie të lehtë, megjithese në fundjavë do të kemi përmirësim të dushëm të kushteve atmosferike.