Supë me Patate dhe Karota

0
10

Përbërësit



500 gr patate
230 gr karotë
200 gr gjalpë kikiriku (i papërpunuar)
170 gr qepë
1 thelpi hudhër
gjalpë
spec djegës (i freskët)
koriandër
kripë
1 lt lëng mishi

Përgatitja
Grijeni qepën dhe hudhrën, qërojini karotat dhe patatet dhe prijini në copa.Skuqni qepën dhe hudhrën në 30 gr gjalpë për 2-3 minuta, më pas shtoni karotat dhe patatet. Kriposini dhe lërini të marrin shije për 3-4 minuta, më pas shtoni lëngun dhe vëreni të ziejë.Kur supa të marrë valë, 2-3 lugë lëng hidhini në gjalpin e kikirikut. Përziejini që të merrni një masë fluide.Shtoni 2-3 pjesë rrethore të specit në supë, mbulojeni me kapak dhe lëreni të gatuhet për 15-20 minuta.Më pas hiqni nga ena gjysmën e perimeve dhe vendosini mënjanë, kaloni në frulator çfarë ka mbetur me një mikser.Bashkoni kremin e perimeve me kremin e gjalpit të kikirikut dhe gatuajini dhe për 10 minuta, duke i përzier herë pas here që të mos ngjisë në fund.Bashkoni në enë perimet që ndatë veçmas dhe përziejini bashkë. Shërbejini menjëherë, duke e kompletuar me një gjethe koriandër të freskët si dhe me një pjatë pilaf.