Supë me qiqra dhe brokoli qe ju mbush plotë me energji

Supë me qiqra dhe brokoli

Përbërësit:
350 gr qiqra
3 lugë gjelle vaj ulliri
2 qepë të mëdha të grira trashë
4 thelpinj hudhër të grira
1 degë trumëz
100 lm verë e bardhë
1 lt lëng perimesh
300 gr brokoli
kripë

Përgatitja:
I fusim qiqrat në ujë dhe i lëmë të zbutën për tërë natën. I kullojmë dhe i shpëlajmë mirë. Skuqim qepën në vaj ulliri, në zjarr të mesëm deri sa të zbutet dhe shtojmë hudhrën. Gatuajmë dhe për 1 minutë akoma dhe shuajmë me verë të bardhë. Pasi të reduktohet vera shtojmë qiqrat, trumëzën, kripë dhe lëngun e perimeve. I gatuajmë për rreth 2 orë në zjarr të ulët ose deri sa të bëhen. E kalojmë supën në blender deri sa të bëhet kremoze. E kthejmë supën në tenxherei dhe i japim përsëri valë. Rregullojmë shijen për kripë po të jetë nevoja. Gatuajmë brokolin në ujë me kripë për 3 minuta dhe e kalojmë menjëherë në një enë me ujë të ftohtë. E shërbejmë supën të garnirur me brokolit e ziera “al dente”