Supë me qiqra dhe perime

0
23

Përbërësit:



200 gr qiqra

300 gr pure domate

1 patate

2 karrota

2 speca të kuq

4 qepë të njoma

1 qepë e vogël

1 lugë çaji sheqer

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja :

Në një tenxhere ngrohim 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe 1 lugë gjelle gjalp. Kaurdisim mirë 1 qepë të vogël deri sa të zverdhet. Shtojmë një thelp hudhër bashkë me purenë e domates dhe e lëmë të ziejë ( mund ë përdorim edhe domate të grirë në rende)

E lëmë domaten të ziejë duke shtuar 1 lugë çaji sheqer, kripë , lëng perimesh (ose lëng pule, ose ujë)

Sapo supa të ziejë shtojmë fillimisht perimet që duan më shumë kohë të ziejnë (patatet dhe karrotat). I lëmë të ziejnë 5 minuta dhe i përziejmë me qepët e njoma, specin, majdanozin, lengun e limonit. Provojmë për shije duke rregulluar me kripë dhe piper të zi. Shtojmë qiqrat dhe e lëmë supën të ziejë edhe 5 minuta dhe gjithçka është gati për tu sevirur.

Shënim : në një ditë të ftohtë kjo supë mund të përgatitet edhe me 300 gr fileto pule të prerë në kubik, duke e kaurdisur në fillim me qepë.