Tavë Dheu

Përbërësit

30 gr qepë
30 gr spec i kuq (djegës)
30 gr spec jeshil
70 gr mish viçi
30 gr gjizë
50 gr salcë domatesh
10 gr miell
3 gr majdanoz
2 gr kripë
2 gr piper
pak gjalpë
gjysmë thelpi hudhër
vaj ulliri

Përgatitja
1
Për përgatitjen e tavës së dheut, si fillim presim mishin në kubikë të vegjël. Më pas grijmë në rende qepën dhe specin jeshil.
2
Në një tenxhere hedhim pak vaj ulliri dhe hedhim qepën, mishin dhe specin. I shtojmë edhe miellin dhe i kaurdisim deri në momentin që të marrë një ngjyrë të kuqërremtë.
3
Më pas i shtojmë salcën e domates, specin e kuq djegës, që më parë e kemi grirë në rende dhe pasi i kaurdisim përbërësit, shtojmë pak ujë dhe gjizë dhe i lemë të ziejnë për 2-3 min. Pas zierjes e heqim tenxheren dhe e lemë mënjanë.
4
Marrim tavën e dheut, e lyejmë me gjalpë dhe e vendosim në sobë, në mënyrë që të nxehet sa më shumë.
5
Në momentin që tava është zier, i hedhim përzierjen e përgatitur dhe e fusim në furrë për 5 minuta në temperaturën 200 gradë.
6
Pasi nxjerrim tavën nga furra, ajo është gati për t’u shërbyer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *