Përbërësit:
800 gr patate
1 qepë e madhe
3 presh të plotë
500 gr mish të grirë
200 gr djath të bardhë
3 lgj parmixhanë të grirë
200 ml pana
3 kokrra vezë
300 ml lëng perimesh
3 lgj vaj ulliri
Kripë+ piper të zi+hudhër pluhur
Përgatitja:
Lajmë dhe pastrojmë preshët, i presim ato horizontalisht në dysh dhe pastaj i presim në trashësi
Patatet i qërojmë dhe i presim në feta me trashësi 3-4 mm. Vendosim një tenxhere meujë ta valuar, hedhim në të kripë dhe ziejmë patatet për 4 minuta dhe i kullojmë. Lyejmë një tepsi me vaj ulliri dhe shtojmë një bazë me patate. Gjatë kohës që patatet ziejnë vendosim tiganin me pak vaj dhe kaurdisim mishin e grirë deri sa ai të ndryshojë ngjyrë dhe më pas qepën në rrathë, kripë e piper të zi.
Ndërkohë që mishi gatuhet, në një tas rrahim vezët e plota dhe i përziejmë mirë me panë. Shtojmë lëngun e perimeve, kripë e piper nga mulliri dhe djathin e bardhë të thërrmuar. Në tavë ku kemi shtuar patatet shtrojmë një rresht me presh. Mbi presh shtrojmë mishin me qepën gjysmë të gatuar. Në fund shpërndajmë vezët e përziera me pana dhe lëng perimesh (3/4 e masës).
Në fund mbulojmë tavën me një shtresë tjetër me patate dhe e spërkatim me vezën e mbetur. E pudrosim të gjithë sipërfaqen me djath parmixhan dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 200ºc për 30 minuta.