Te marrim mësim nga Italia sa nuk eshte shume vone, Ja 3 arsyet perse u perhap me shpejtesi

Numri i shtetasve italianë që janë prekur nga Koronavirusi rritet nga ora në orë dhe tashmë Italia renditet si vendi i tretë më i prekur nga virusi i Wuhanit, pas Kinës dhe Koresë së Jugut.

Kjo ka bërë që shumë njerëz të ngrenë pyetjen përse? Çfarë shkoi gabim në sistemin shëndetësor per parandalimin e përhapjes së sëmundjeve infektive në Itali? Ku çaluan hallkat ata?

Ekspertët italianë japin tre arsye kryesore:
Arsyeja e parë ishte se autoritetet italiane po kërkonin persona të infektuar që mund të hynin në vend, duke u bazuar keshtu te kryerja e testimeve sasiore, por jo cilësore.

Këtë e provojnë shifrat. Franca kryen 300 testime për koronavirus në ditë, ndërsa Italia mbi 3 mijë. Dallimi është se në Francë janë marrë masat e izolimit për personat që hyjnë në vend nga zonat e nxehta ku ka pas virus dhe testimet i bejne tek ky grup. Ndersa Italia nuk i ka diferencuar.

Analizat e bera ne mase sipas ekspertët italianë, kanë ndikuar ne mbingarkimin e sistemit te shëndetësisë dhe efekti i prodhuar ka qenë përhapja e panikut në popull. Kjo sepse shpesh ka patur testime që kanë rezultuar fillimisht pozitivë me koronavirus, por pas testimeve të tjera me brapa kanë dalë negativë.

Walter Riçiardi, ekspert italian i emëruar ditën e hënë nga ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza si këshilltar për marrëdhëniet e Italisë me organizmat ndërkombëtare shprehet se italianët po paguajnë faktin që mbyllën rrugët direkte me Kinën, por pa ndaluar udhëtarët që vinin nga Kina përmes një vendi tjetër tranzit, madje ata as qe i kane kontrolluar fare.

Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe nuk e bënë këtë gabim. Ato ndoqën me përpikmëri udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë duke mos bllokuar fluturimet direkte nga Kina. Kjo, thotë Riçiardi, u dha mundësi që të gjurmojnë dhe vendosin në karantinë subjektet e dyshuara, pa i dërguar nëpër spitale, ku virusi mund te përhapet më shpejt.

Arsyeja e dytë që radhit “La Repubblica” gjatë analizes të publikuar në versionin e saj online lidhet me autonominë e madhe që ka pushteti vendor sa i takon shëndetësisë dhe mungesën e koordinimit mes strukturave vendore me njëra-tjetrën, por edhe me pushtetin qendror.

Analiza vë në dukje se disa vendime vendore janë hedhur poshtë më vonë nga vendimet e pushtetit qëndror, duke treguar në rastin më të mirë mungesë serioziteti dhe në rastin më të keq mungesë profesionalizmi dhe luftë politike mes zonave që kontrollohen nga “Lega Nord” dhe qeverisë së “5 Yjeve” me Partinë Demokratike.

Arsyeja e tretë lidhet me rënien e virusit në një periudhë kur në zonën e Lompardisë dhe Venetos qarkullonte një virozë gripale dhe duke qenë se koronavirusi ka simptoma të njëjta me virozat e stinës, mjekët pergjithesisht mund të jenë ngatërruar. Kështu qe autoritetet italiane thonë sot se e kanë të pamundur të gjejnë me saktësi si kohën, ashtu edhe pacientin e parë që e solli virusin në Itali.

Pyetja eshte A mund të shmangej ai? Ekspertët italianë thonë se mund të provohej qe t shmangej, nëse do të kishin ndjekur me përpikmëri të gjitha udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në të gjithë vendi. Ata kane bindjen se me siguri nëse do të ndiqeshin këto masa, shkalla e infektimit nuk do të ishte kaq e lartë, por do të krahasohej me rastet në Francë, Gjermani e Britaninë e Madhe.