Të pandarë: Sia dhe Joeli do t’ju ëmbëlsojnë ditën me këtë video

Siç dihet çifti i njohur i showbizit, Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska janë prindër të një djali dhe një vajze të cilët tashmë janë bërë shumë të njohur për publikun shqiptar. Në postimet e tyre, moderatori i njohur dhe Ami shpërndajnë vazhdimisht foto dhe video të Joelit dhe Sias të cilët kanë krijuar një marrëdhënie mjaft të mirë bashkë.

Pak më parë, ka qenë Ami ajo që ka publikuar një video ku djali dhe vajza e saj shihen teksa luajnë me njëri-tjetrin në oborrin e shtëpisë. Sia është rritur aq shumë sa që vrapon nëpër oborr duke i shkuar nga pas Joelit.

Ndërkohë, në një video tjetër, moderatorja e njohur fokuson Joelin i cili siç duket ka humbur dhëmbin e parë. “Iku dhëmbiii”, ka shkruar Ami në videon e publikuar.