Thyhet një pjesë e memorialit turk në mes të Tiranës, “nderi i Turqisë” rrethohet nga policë të shumtë

Monumenti i ngritur në Parkun e Liqenit të Tiranës, në nder të viktimave turke gjatë grushtit të shtetit që iu bë presidentit Erdogan në gusht të vitit 2016, është vandalizuar gjatë mbrëmjes së shkuar.

Cepi i djathtë i pllakës përkujtimore ështe thyer dhe monumenti mëngjesin e sotëm ishte rrethuar nga oficerë policie.

Rikujtojmë se ngritja e këtij memoriali u mbajt e fshehtë dhe u inaugurua nga vetë nënkryetari i bashkisë Arbër Mazniku.

Tri ditë pas ngritjes së memorialit turk në mes të kryeqytetit shqiptar, Rama u prit nga Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan.

Marrëdhëniet e ftohura tashmë midis të dyve patën një ringrohje pas ngritjes së memorialit.

Qytetarë të shumtë mbajtën edhe një protestë për prishjen e memorialit turk dhe mbi 10 mijë vetë firmosën një peticion që kërkonte heqjen e tij.

Shtojmë se shumë personazhë të shumtë publikë shqiptarë kanë ofruar shuma të mëdha parash për atë që do ta prishte monumentin turk.