Torte me çokollatë / Do ju kënaqi pa mase

0
73

Përbërësit:

4 vezë.
1 gotë sheqer.
1 gotë qumësht.
1 gotë vaj.
2 Pluhur pjekje.
1 vanilje.
3 lugë të gjellës kakao.
2,5 gota miell.

PËR SOS

gjysmë gotë të çajit vaj.
2 gota të çajit qumësht.
1 gotë të çajit sheqer.
1 lugë të gjellës kakao.

Hapat:

Vezët dhe sheqerin i rrahim në një pjatë rreth 8 minuta, ia shtojmë qumështin, vajin, miellin, pluhur pjekjën, vaniljën dhe e përziejëm glazurën.

Glazurën e përgatitur e derdhim në enën e pjekjës dhe e vëmë në furrë për pjekje në temperaturë 180 gradë celsius për 40 minuta.

Përbërësit e sosit i derdhim në tenxhere dhe e përziejmë në temperaturë mesatare rreth 10 minuta.

Tortës së pjekur, pasi ti kalon ngrohtësia e parë ia derdhim sosin e përgatitur, e premë në copa të vogla dhe e shërbejmë. Ju bëftë mirë!