Tortë me kafe dhe lajthi të pjekura

0
29

Kjo tortë me lajthi të pjekura, kafe është një alternativë e shkëlqyer për mëngjes ose për një vakt të ndërmjetëm gjatë ditës.



Përbërësit:

  • 150 gr lajthi të pjekura
  • 100 gr sheqer
  • 50 gr miell
  • një filxhan kafe
  • 1 vezë
  • 5 gr pluhur pjekës për ëmbëlsira
  • qumësht
  • pak mjaltë

Përgatitja:

  • Rrihni të verdhën e vezës me sheqerin, shtoni lajthitë e grira, gjalpin e shkrirë, kafen dhe majanë. Përziejini të gjitha dhe shtoni qumështin për t’i zbutur. Shtoni të bardhën e rrahur të vezës dhe transferojeni masën në një tepsi të lyer me pak gjalpë.
  • Piqeni për 45 minuta në furrë të nxehur në 160 gradë.
  • Para se ta servirni, shtojini pak mjaltë.
  • Sipas dëshirës mund t’i shtoni edhe lëkurë limoni , mund të shtoni disa copa çokollate dhe ta spërkasni me kakao pluhur.