Tavë me patëllxhanë të mbushur, më e mira që keni shijuar ndonjëherë!

0
77

Përbërësit:

  • 4 patëllxhanë
  • 2 qepë
  • 5 domate
  • 2 thelpi hudhra
  • kripë, piper
  • vaj ulliri
  • pak majdanoz

Përgatitja:

  • Grini imët qepët dhe i skuqni me pak vaj ulliri. Shtoni domatet e prera në kubikë, pasi i keni hequr më parë lëkurën. Për t’ia hequr më lehtë lëkurën mund edhe t’i zieni.
  • Patëllxhanëve u hiqni tulin në pjesën e brendshme. Ia shtoni tiganit së bashku me kripën, piperin, hudhrat dhe majdanozin.
  • I trazoni mirë dhe i lini përreth 10 minuta. Me kujdes vendosni patëllxhanët e prerë përgjysmë në një tavë. I mbushni me masën që sapo përgatitët. Atë që ngelet ia hidhni sipër.
  • I fusni në furrë për t’i pjekur përreth 40 minuta në temperaturë 200 gradë Celsius. Ju bëftë mirë!