U eliminua nga loja, çfarë i tha Antonela Arjolës kur e takoi

Mbrëmjen e djeshme, u largua nga shtëpia ‘’Big Brother Vip’’, Antonela, e cila trazoi mjaftueshëm ujërat. Votat e publikut vendosën që ajo të lërë përfundimisht lojën e “Big Brother VIP”, krahasuar me Meridianin dhe Ilirin.

Ajo takoi të gjithë banorët, mes tyre edhe Arjolën, të cilës i uroi fat. “Ishte eksperiencë shumë e bukur për mua pavarësisht të gjithave”, tha Antonela.

Ndërkohë, pak para se të largohej, ajo mori dhe një surprizë nga motra, e cila është shtatzënë. Antonela zbuloi publikisht gjininë e bebushit, duke treguar se do të bëhet teze e një nipi./abcnews.al