Vajza i plotëson dëshirën 91-vjeçares, e çon për herë të parë në det!

Micol Beltramini është një shkrimtare milaneze e cila na tregoi historinë e saj me gjyshen 91-vjeçare dhe ëndrrën e saj të mbetur peng.

Gjithçka nisi teksa ajo ishte ulur me të dashurin e saj në një lokal në Navigli, dhe pa gjyshen Mariuccia, 91 vjeçe vetëm, por me sa duket plot energji. Të paktën derisa një mbrëmje ajo humbi çelësat e shtëpisë dhe Micol zbuloi sekretin e saj.

“Ishte e pamundur të mos e vije re. Duke folur Mariuccia më tha se ajo nuk kishte qenë kurrë në det dhe reagimi im i parë ishte habia. Nisa te pyesja veten se ku ishte, çfarë bënte, doja të dija gjithçka për të. Por një mbrëmje kuptova se deti ishte problemi më i vogël i saj.”, thotë Micol Beltramini, që jeton në lagje prej dymbëdhjetë vitesh.

Një mbrëmje Mariuccia humbi çelësat e shtëpisë dhe filloi të mërzitet. Dyqanxhinjtë e lagjes, duke ditur lidhjen e saj me zonjën, thërrasin Micolin që nxiton në ndihmë, së bashku me karabinierët dhe zjarrfikësit.

“Kur hymë në atë apartament, kuptova kushtet e tmerrshme në të cilat jetonte Mariuccia. Në një postim në Facebook pyeta miqtë e mi se cili prej tyre dëshironte të vinte ta vizitonte Mariuccian, duke siguruar edhe mësime për thurje me grep. Ajo më kishte dhënë mësime javët e kaluara”, kujton shkrimtarja.

Reagimi ishte i papritur. Qindra njerëz janë ofruar të vizitojnë gjyshen, duke sjellë fëmijë, qen dhe lojëra për të luajtur së bashku.

“Shpresoja, pasi e kisha zgjidhur këtë problem të madh, që më në fund të mund ta çoja në det. Por pak kohë pasi nëna ime u sëmur dhe vdiq, dhe më pas mbërriti edhe Covid: dukej se fati nuk ishte në anën tonë”, kujton shkrimtarja.

Më në fund në shtator 2022, dy mikeshat ia dolën.

“Unë e çova në Varigotti dhe gjëja e parë që më tha ishte: Nuk është si Ticino. I vetmi lum të cilin ajo kishte parë deri këtij momenti. Ajo kishte pak frikë nga valët, por ne qëndruam të përqafuara në buzë të ujit derisa ajo u mësua me të”, tregoi shkrimtarja./Fanpage/M.K/dritare.net