Andresa zbulon gjininë e foshnje dhe emrin qe i pelqen qe ti vendos femijes

0
618

Vajza simpatike e cila bëri për vete publikun shqiptar, Andresa Ambrosio, është duke përjetuar një nga momentet më të bukura të jetës së saj. Ajo është shtatzënë, ky lajm u zbulua nga një zonjë e cila po ndiqte emisionin “E Diela Shqiptare” e cila në linjë telefonike për “Telebingon” e pyeti Andresën “Mos je pak shtatzënë?” Kështu Andresa e pranoi publikisht shtatzëninë e saj dhe sot ajo është në muajin e gjashtë.

E ftuar në emisionin ‘Rudina’ në ‘Tv Klan’, ajo ka treguar për emocionet e shtatzënisë dhe po ashtu ka zbuluar gjininë e të voglit. Në një skenë të krijuar enkas për Andresën me tullumbace blu dhe rozë, ajo ka plasur një tullumbace plot me pikëpyetje nga e cila dolën shirita dhe një tullumbace blu. Pra Andresa do të bëhet mami i një djali…

Andresa Ambrosio: Unë preferoj emrin Rafael, sepse është emri i një shoku që nuk jeton më.

Rudina Magjistari: Do donit që në kujtim të tij t’i vendosnit këtë emër në qoftë se do jetë djalë?

Andresa Ambrosio: Po. Nëse do jetë vajzë, Mirko është i vendosur ta ketë emrin Sofia Adriana.

Rudina Magjistari: Po nga Telebingo je tërhequr?

Andresa Ambrosio: Po për këtë moment jam e lirë…

Rudina Magjistari: Sigurisht se ky është një moment që do ia dedikosh bebit. Po mami si ka reaguar?

Andresa Ambrosio: Mami thoshte, po, jo, Andresa mos bëj shaka të lutem. Ndërsa tani që ka 5 muaj është o Zot-o Zot.

Rudina Magjistari: Ke menduar ta lindësh këtu?

Andresa Ambrosio: Më përpara mendoja këtu, por Mirko do në Itali, për mua, dua këtu.

Rudina Magjistari: Ke bërë plane për mënyrën e të lindurit?

Andresa Ambrosio: Dua ta bëj në mënyrë natyrale, por doktori më sugjeron operacion.

Rudina Magjistari: Operacion që tani?

Andresa Ambrosio: Po, sepse nuk jam shumë e re.

Rudina Magjistari: Andresa sa vjeçe je ti?

Andresa Ambrosio: Unë jam 38.

Rudina Magjistari: Mendoj se mund ta bësh vetë, por mjeku e di më mirë. Unë jam shumë kurioze të zbulojmë gjininë. Përgjigja qëndron në tullumbacen plot me pikëpyetje. Andresa këtu është një gjilpërë e vogël. Unë dua që ta zbulosh ti. Andresa jemi gati…

Andresa Ambrosio: Dua të them diçka përpara, se mashkull apo femër, e rëndësishme është të jetë i shëndetshëm.

Rudina Magjistari: Bebi na doli djalë, e kujtojmë emrin e kemi të fiksuar?

Andresa Ambrosio: Jo tani kemi luftë në shtëpi./tvklan.al