Video që po cuditë botën. Krimbat bien si shi në Kinë. Video

0
201

KINË-Është e paqartë nëse krimbat që bien nga qielli janë produkt i ngjarjeve natyrore të motit apo i ndonjë faktori tjetër, por ngjarja ka ngjallur shumë interes në rrjetet sociale, ku shumë prej tyre shprehin habi, kuriozitet, madje edhe neveri për këtë ndodhi të çuditshme.

Raporte te cuditshme dolën së fundmi për një fenomen të motit në Liaoning, një provincë në Kinë, ku objekte ose krijesa të ngjashme me krimbat ranë nga qielli. Një videoklip që u bë viral tregoi atë që dukej si krimba toke të shpërndara në makina dhe rrugët e Liaoning. Këmbësorët u panë duke mbajtur çadra për t’u mbrojtur nga “shiu i krimbave”.

Një video që supozohej të tregonte objekte të ngjashme si krimbat që bien nga qielli në Pekin gjithashtu qarkulloi në mediat sociale, me disa njerëz që kundërshtojnë vërtetësinë e saj. Disa përdorues të rrjeteve sociale pohuan se ishte shi insektesh, një fenomen ku krijesa të vogla si peshqit ose bretkosat bien nga qielli gjatë stuhive të forta ose tornadove, siç është vërejtur më parë.

Shikoni videon virale të shiut të krimbave në Kinë: