Vjen zëri i parë nga PS kundër shkarkimit të Ilir Metës: Nuk mund të përsërisim gabimin që bëmë dikur

Ndonëse kanë vazhduar deri dje thirrjet e kryeministrit Edi Rama në takimet elektorale për largimin e presidentit nga detyra, sot në Parlament del zëri i parë kundër.

Deputeti i PS, Bashkim Fino gjatë mocionit me debat për shfuqizimin e dekretit të presidentit Ilir Meta për zgjeshjet vendore, duke folur për gabimet së shkuarës, kërkoi që presidenti të mos shkarkohet sot.

“Shumë prej nesh do të donte që presidenti të shkarkohej sot dhe unë e kuptoj presionin e militantëve të bazës së partisë. Janë po ata militantë dhe po ajo bazë që na pa me inat kur votuam presidentin, por unë sot them se gabimet që kemi bërë dikur nuk mund ta thellojmë duke e shkarkuar. E di pse? Le ta lëmë të shkruajë për sa mundet deri në fund teorinë e tij dhe teatrin presidencial”, u shpreh Fino.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *