“Më ra në gjunjë”, Bill Klinton tregon historinë me kamarierin shqiptar në Nju Jork

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton ka rrëfyer para qytetarëve të Kosovës përvojën e tij para dhe pas hyrjes së NATO-s në Kosovë. Po ashtu, mes emocionesh Clinton ka treguar edhe historinë kur një kamerier nga Kosova që punonte në një restorant në New York i ishte përulur në gjunjë në shenjë falënderimi.

“Faleminderit për këtë mikpritje të ngrohtë. Zotëri Thaçi, zotëri Haradinaj për punën që keni bërë gjatë këtyre 20 viteve. Faleminderit zonja Jahjaga për takimin.

Sot dëshiroje të flas për të ardhmen. Por pikë së pari një rrëfim për të kaluarën.

I falënderoj qytetarët e Kosovës për ketë mikpritje që ma bëtë. Më pëlqen shumë dhe do të jetë nder i madh për jetën time që të qëndrojë me juve kundër spastrimit etknik. Jam shumë mirënjohës që isha me Albrightin dhe Clarkin.

E kam një poster në zyrën time, një poster që është bërë në Prishtinë, ku shihet Medleine, Clarki…ku të gjithë ishim aty. Çdo ditë kur qëndrojë në atë zyre shikojë atë fotografi dhe për ta treguar justifikimin e forcave tona.

Më kujtohet fytyra e qytetarëve kur erdha në Kosovë, në Ferizaj.

Atë ditë e thash, 79 ditë të sulmeve ajrore të NATO-s mund ta kishte fituar këtë luftë.

Mendoj se keni bërë një punë të mrekullueshme të arritjes së paqes. E di se në kohën e paqes më e rëndësishmja është që të shqyrtohet se çfarë duhet të bëhet më tej.

Kosova për SHBA-në është ngritur në këmbë për diçka më të madhe se sa vetvetja. Kështu që jemi mirënjohjes që në udhëtimin tuaj të vështirë dhe të gjatë këtyre 20 viteve nuk ka pas kthim të dhunës sistematike.

Çdo ditë e vetme ne zgjedhim të vendosim nëse dëshirojmë të jetojmë në shpresën e duhur apo problemet e keqardhjeve tona. Mos harroni asnjëherë për sfidat që keni para vetes.

Do t’ju them liderëve aktual: Keni bërë diçka të mrekullueshme.

Që kohën kur SHBA-ja e njohu Kosovën ju keni arritje ekonomike. Natyrisht se keni punë për të bërë. Shikoni se çfarë keni përjetuar. Të gjitha institucionet tuaja dhe populli ishte në rrezik.

Çfarë duhet të bëni sot është që të falënderoni Zotin dhe të argumentoni. Unë besojë se shumë nga këtë konflikte janë të dizajnuara për atë se s’ju intereson për fëmijët e tyre.

Qe 19 vite kur kam dal nga Shtëpia e Bardhë një nga ngjarjet më të mrekullueshme që më kanë ndodhë për çdo vit, më vjen dikush në rrugë në Neë York, apo kur të jam diku në botë, apo një rast kur isha në një restorant, dhe një kamerier erdhi dhe më ra na gjunjë për të më falënderuar, kjo është një gjë e mrekullueshme.

Por, ajo çfarë dëshirojë: Më pëlqen shumë Kosova. Unë jam pro-migrimit por unë dua që çdo qytetarët i vetëm duhet të qëndrojë këtu, për të ndërtuar biznese dhe për të zhvilluar të ardhmen.

Çfarë të bëni në 10 vitet e ardhshme. Ku dëshironi që të arrijë vendi juaj. Kam marrë një kurajo të madhe që ju të luftoni për jetën dhe familjet tuaja. Kam marrë një kurajo tjetër që të dorëzoni armët dhe t’i krijoni lidhjet dhe të diskutoni për dallimet tuaja dhe të mendoni për të ardhmen”, u shpreh Clinton.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *