Vazhdojne talljet e kompanis WizzAir duke i lene shqiptaret neper aeroporte me pleqe dhe femije.
Prej dy ditësh në aeroportin e Barit me të moshuar dhe fëmijë dhe avioni i Wizzair nuk niset pasi ka defekt në avion.
Ata deklarojnë se nuk kanë marrë asnjë zgjidhje.
“As nuk na nisin një tjetër avion e as nuk po rregullohet ky që thonë se ka pësuar defekt. Duhet të ishim nisur dje në orën 18:20 dhe akoma nuk e dimë kur dhe nëse do të nisemi. Ndërkohë ka shumë njerëz që presin ndër të cilët të moshuar e fëmijë. Ju lutem bëjeni publik problemin tonë, pasi orët kalojnë dhe ende nuk ka një zgjidhje për ne”, shkruan një qytetar.