Zbulohen ngjarja se si humben jeten nena dhe dy femijet e saj nëntë dhe shtatë vjeç

LONDER-Zbulohet ngjarja e rende ne Britani ku mesohet se një nënë thuhet se ‘mbyti dy djemtë e saj përpara se të vriste veten

Dy vëllezër të moshës nëntë dhe shtatë vjeç u gjetën të vdekur së bashku me nënën e tyre në shtëpinë e tyre në Londër para dy ditesh.

Nadja 47 vjeç, dhe dy fëmijët e saj, Alexander, nëntë vjeç dhe Maximus, shtatë vjeç, u gjetën në shtëpinë e tyre në Belvedere, afër Bexleyheath, Londra juglindore.

Ngjarja eshte zbardhur diten e sotme nga ekspertiza dhe policia. Por ende nuk dihen shkaqet perse nena ka marre kete veprim. Pritet qe ne ditet ne vazhdim te kete zbulime te reja rreth ngjarjes.