40 vjecarja nga Tirana bie nga kati i trete i pallatit pasi po pastronte xhamat

Nje grua 40 vjecare ne qytetin e Tiranes bie nga kati i trete pasi ajo ishte duke pastruar grilat e dritareve.

Ajo eshte derguar menjehere ne spital dhe eshte duke marre ndihmen mjekesore. Ne vend ngjarje ka shkuar policia dhe po heton ngjarjen.

Njoftimi i Policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 11.03.2023, rreth orës 09.20, në rrugën “Naci Nuci”, duke pastruar grilat e dritareve, aksidentalisht dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i banesës, shtetasja A. P., 40 vjeçe. Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.