Zupë me Rrush të thatë

Përbërësit

750 ml qumësht
2 vezë (të verdhat)
6 lugë gjelle sheqer
4 lugë gjelle niseshte
1 lugë kafeje vanilje
1 biskota (e grirë)
rrush i thatë

Përgatitja
1
Hidhni qumështin në tenxhere. Shtoni 2 të verdhat e vezës, sheqerin, niseshten dhe 1 lugë kafeje vanilje.
2
Vendoseni në zjarr dhe përziejeni herë pas here, derisa të krijohet një përzierje e trashë.
3
Në një gotë, shtoni biskotat e grira dhe pak rrush të thatë. Mbushni gotën me këtë përzierje deri në gjysmë.
4
Shtoni sërish biskota, rrush të thatë dhe përzierjen mbi to.
5
Në fund, shtoni biskota të grira, rrush të thatë dhe një biskotë për dekorim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *