18-vjeçari shqiptar shkoi të flinte. Mamaja e gjen pa shenja jete

ITALI- Nje ngjare e rende ka ndodhur ne familjen Reci e cila jetonte ne Pistoia në Itali.

Djali i tyre 18 vjecar Danieli eshte gjetur pa shenja jete ne shtratin e tij. Ai eshte shtrir qe te flej por ne mengjes nuk u zgjua.

Mamaja e tij kishte shkuar ta zgjoj por e ka gjetur djalin e saj pa shenja jete.

Ambulanca e ka transportuar trupin në spitalin San Jacopo, ku do të kryhet autopsia me urdhër të prokurorit.

Daniel Reci ishte larguar nga vendlindja e tij me shpresën për një të ardhme më të mirë dhe kishte mbërritur në Itali në maj të vitit 2022 kur ishte ende shtatëmbëdhjetë vjeç. Si i mitur i pashoqëruar, ai ishte pritur në San Domenico e cila, në bashkëpunim me subjekte të tjera në sektorin e tretë, merret me pritjen fillestare dhe integrimin social të emigrantëve.