26-vjeçarja ben operiacone plastike por e gjen belaja nga i dashuri

0
92

Një vajzë ka zbuluar se i dashuri i saj u nda me të pasi zbuloi se ajo kishte bërë një operacion plastik shumë kohë përpara se të dy të takoheshin.

26-vjeçarja në një postim në rrjetet sociale tregoi për reagimin tepër negativ të të dashurit të saj ndaj operacionit të saj plastik.

26-vjeçarja, e cila ka bërë ndërhyrje në hundë dhe gjoks tha se i dashuri i saj 25-vjeçar doli nga dhoma pasi mësoi për operacionet e saj dhe i tha asaj se ai duhej të ‘rishqyrtonte’ marrëdhënien.
Ajo tha se kur ishte 22 vjeç, bëri një ndërhyrje në hundë, sepse kishte thyer hundën disa herë si fëmijë dhe shtoi se ajo gjithashtu i është nënshtruar një zmadhimi të gjoksit, duke thënë se ishte një ‘pasiguri’ e saj.

Kur isha 22 vjeç, bëra një ndërhyrje në hundë pasi e kisha thyer hundën dy herë si fëmijë. Më pas, në moshën 23-vjeçare, bëra një zmadhim të gjoksit. Këto ishin pasiguri gjatë gjithë jetës për të cilat unë u ngacmova dhe ishte me të vërtetë lehtësuese t’i realizoja ato.

Të dashurin Max e kam takuar përmes një shoku dhe gjërat kanë qenë të shkëlqyera. Mbrëmë unë i tregova një foto të vjetër të pushimeve ku isha me bikini dhe gjoksi im dukej. Max më hodhi një vështrim në atë moment dhe tha se gratë që bëjnë implante ose operacione të tjera janë një pengesë e madhe për shumicën e djemve, dhe se burrat preferojnë gjërat natyrale më shumë sesa dy “tullumbace” plastike. Pas kësaj ai heshti dhe u largua. Në një mesazh më tha se duhet ta rimendojë lidhjen me mua por ende nuk më ka shkruar.JOQ