A dëshironi të punoni në Gjermani? Ambasada publikoi 5 rregullat, ja çfarë duhet të din me kujdesi

Per te gjithe ata qe duan te punojne ne Gjermani duhet te ndiqni keto 5 rregulla.Duhet te beni kujdes nga agjensite dhe te shikoni rregullat e ambasades gjermane qe ndodhet ne Tirane.

Ja keshilla e 1
1-Njerez, që ju drejtohen jashtë territorit të Ambasadës dhe që ju ofrojnë lehtësira në aplikim përkundrejt parave, NUK janë personel i Ambasadës dhe nuk i lidh asgjë me Ambasadën. Krahas kësaj Ambasada këshillon urgjentisht të mos lini takime përmes agjensive të udhëtimit, të ashtuquajtura “agjensi vizash“. Rezervimi i një takimi bëhet në mënyrë të pavarur dhe pa kosto përmes faqes së internetit të Ambasadës. Përmes një kërkese me email apo përmes kontakteve të tjera me Ambasadën mund të merrni këshillim të kualifikuar dhe pa kosto lidhur me cështjet e vizave.

Keshilla e 2
2- Që nga data 15.12.2010 për shtetasit e Shqipërisë dhe Bosnje-Hercegovinës hiqet detyrimi i pajisjes me vizë për qëndrime afatshkurtra sipas Nenit 1, Paragrafi 2 i rregullores së qëndrimit. Heqja e detyrimit të vizave vlen vetëm për mbajtësit e pashaportave biometrike.Ndaj duhet ta dini kete.

Keshilla e 3
Për shkak të një ndryshimi të ligjit, tarifa për lëshimin e një vize kombëtare (D-Visa) nga data 01.09.2017 do të kushtojë 75€. Tarifa për viza Shengen (C-Visa) mbetet e pandryshuar 60€. Deri më tani edhe përjashtimet nga pagesa e tarifës mbeten gjithashtu në fuqi dhe të pandryshuara. Të gjitha tarifat paguhen sikurse edhe më parë në LEK, sipas kursit aktual zyrtar të këmbimit.

Keshilla e 4
Nisur nga një fluks i lartë kërkesash për data aplikimesh për vizë shpërndarja e tyre bëhet me ndihmën e një liste datash dhe oraresh. Lutemi të regjistroni kërkesën tuaj për një takim me qëllim aplikimin për vizë punësimi sipas §26 kreut 2 të Ligjit për Punësimin e të Huajve („Rregullorja për Ballkanin Perëndimor“). Datat dhe oraret e intervistave do të caktohen strikt në mënyrë kronologjike sipas regjistrimit.
Koha e pritjes për një datë/orë interviste momentalisht është qartësisht më e gjatë se një vit. Datat dhe oraret për intervista do të jepen për sa kohë që do të jetë i vlefshëm §26 kreu 2 i Ligjit për Punësimin e të Huajve. Sipas kuadrit ligjor aktual ky afat përfundon në 31.12.2020.

Keshilla e 5
Mundësitë e Ambasadës Gjermane në teknikë dhe personel për të dhënë informacione të natyrës konsullore përmes telefonit, për fat të keq, janë të kufizuara. Gjithashtu punonjësit nuk mund të përgjigjen ndërkohë që janë duke punuar në sportel.

Shpresojme nje jete me te mire per te gjithe shqiptaret dhe ky vit qofte sa me i lehte nga ana ekonomike.