Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Tavë me fasule pllaqi, receta e thjeshtë që nuk do e ndani nga tavolina

Recetë tradicionale oreksndjellëse, tipike për zonën e juglindjes dhe e lehtë për tu gatuar. Për qejflinjtë e rakisë është mezeja perfekte.

Përbërësit

250 gr fasule pllaqi
2 kokërr domate (të pjekura mirë)
20 ml salcë domatesh (mund ta përdorim në vend të domates)
3 thelpinj hudhër
60 ml vaj ulliri
5 gr rigon (i thatë)
spec djegës

Përgatitja
1
Në një tigan me vaj ulliri skuqni specin djegës, hudhrat dhe pastaj shtoni fasulet, që iu keni dhënë më parë një valë.
2
Kavardisni për 2 minuta dhe më pas shtoni domatet e grira ose salcën, gjysmë gote nga uji në të cilin ato zien, kripën dhe rigonin.
3
Pas dhjetë minutash kavardisje, hidhini në tavë balte dhe piqini në furrën e parangrohur.