BE shtyn hapjen e kufijve, kur mund të udhëtojmë lirisht në zonën Shengen

Behet e ditur nga burimet e sigurta se shtetasit shqiptarë dhe të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor do ta kenë të pamundur të udhëtojnë perkohesisht drejt zonës Shengen, te pakten deri në date 30 qershor.

Ky njoftim vjen per shkak se shumica e shteteve anëtare të Bashkimit Europian janë shprehur në favor të shtyjes së afatit fillestar për rihapjen e kufijve të jashtëm, duke qene se ne fillim ky afat ishte fiksuar në 15 qershor, tashmë shtyhet me dy javë të tjera, deri në 30 qershor.

Pra ky ishte konkluzioni i takimit me videokonferencë të ministrave tê brendshëm tê Bashkimit Europian, qe eshte shpalluar në konferencën e shtypit përmbyllëse të takimit nga presidenca kroate.

Komisionerja europiane për punët e brendshme, Ilva Johanson konfirmoi, tha se Komisioni Eurooian do të punojë ndërkohë me shtetet anëtare për përcaktuar tamam kriteret mbi bazën e të cilave do rihapen kufijtë e jashtëm të BE.

Ndaj edhe pritet qe javën e ardhshme ekzekutivi europian të prezantojë rekomandimet pêr kriteret e duhura.
“Shumica e shteteve anëtare mbështetën një shtyrje të afatit për hapjen e kufijve të jashtëm me dy javë.

Kishte disa mospërputhje lidhur pikërisht me kriteret që duam të ndjekim. Nê do tê vazhdojme diskutimet me shtetet anêtare para se të propozojmë udhëzimet e Komisioni Europian për hapjen e kufinjve tê jashtëm“, u shpreh ajo.

Ndersa lidhur me kufinjtë e brendshëm tê zonës Shengen, shumica e shteteve Shengen janë shprehur në favor të hapjes së tyre në 15 qershor dhe vetem disa shtete anëtare në fund të qershorit./ Burimi ABCnews