Biskota me kakao

0
24

Përbërësit:



4 lugë gjelle kakao

1 filxhan çaji sheqer

1 filxhan kafe vaj bimor

2 vezë

6-8 lugë gjelle miell

Pluhur pjekës

Vanilje

1 gotë sheqer pluhur

Përgatitja:

Në një tas vendosim kakaon e sheqerin dhe i përziejmë.

Së bashku duke shtuar më vonë vajin, i trazojmë mirë deri sa të a formohet një masë e lidhur,shtrojmë fillimisht një vezë dhe fillojme të përziejmë me rrahësen e vezëve deri sa veza të përthithet nga përbërësit e tjerë. Shtojmë dhe vezën e dytë dhe vazhdojmë përzierjen deri sa të na formohet një masë më e butë. Shtojmë miellin e trazuar me pluhur pjekës dhe vanilje. I përziejmë mirë deri sa të na formohet një brumë i fortë. E vendosim në frigorifer për 20-30 minuta të mbuluar.

Më pas mbushim një lugë çaji, i japim formë rrumbullake, e pudrosim mirë me sheqer pluhur dhe i vendosim në tepsi ku kemi shtruar letër pjekje. E vëmë në furrë në temperaturën 200ºC për 10 minuta.